Haradinaj ndalon fjalimin në seancë kur dëgjon ezanin në xhami


E enjte, 14 Qershor 2018

Prishtinë – Feja myslimane ka pesë vakte të faljes, atë të mëngjesit, drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë.

Namazi i drekës falet në orën 13:00 dhe sipas riteve myslimane në kohën kur thirret ezani nga imami i xhamisë, ata që janë duke punuar pushojnë pak në shenjë respekti për fenë.

Njëjtë veproi sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Derisa ishte duke folur në seancë ku ishte thirrur në interpelancë për subvencionet e ndara nga ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, Haradinaj bëri një gjest që u mirëprit nga të gjithë.

Ai me të dëgjuar zërin e imamit në xhaminë që gjendet jo fort larg ndërtesës së Kuvendit e ndali fjalën, ani pse thirrja e ezanit ishte pothuajse në përfundim, njofton Telegrafi.

Etiketa: ,
Të fundit