Një diplomat i Vatikanit dënohet për pornografi të fëmijëve


E diel, 24 Qershor 2018

Vatikan – Një ish-diplomat i Vatikanit është dënuar me pesë vjet burg nën akuzat për pornografi të fëmijëve.

Carlo Alberto Capella është shpallur fajtor nga gjykata e Vatikanit, që ka gjetur mijëra fotografi dhe video pornografike në telefonin e tij.

Ai është shprehur se ka kaluar një krizë personale gjersa po punonte në ambasadën në Amerikë.

Ky rast është i fundit në vazhdën e abuzimeve seksuale që goditën Kishën Katolike, raporton BBC.

Në maj, Australia dënoi kryepeshkopin Philip Wilson, për shkak të abuzimeve seksuale me fëmijë në vitin 1970. /21Media

Etiketa: , , ,
Të fundit