E diel, 24 Qershor 2018
Bruksel – ë 14:30 ka qenë paraparë që të nisë në Bruksel takimi me presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Por që ky takim pritet të nisë me 45 minuta vonesë, njofton Klan Kosova.
Para se të nisë takimi në 15:15, Thaçi dhe Vuçiq do të kenë takime të ndara me Shefen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Takimi i ndërmjetësuar nga Mogherini mes Thaçit dhe Vuçiq, siç raporton nga Brukseli gazetari, Gazmend Syla, mund të zgjasë duke nisur nga dhjetë minuta e deri në dhjetë orë, pasi që nuk dihet si mund të shkojnë bisedimet.
Pas takimit nuk do të ketë konferencë të përbashkët, por që për atë që do të bisedohet brenda, Thaçi do t’ju drejtohet medieve – kurdo që përfundon takimi me Vuçiq.
Etiketa: Aktuale, Aleksandar Vučić, Dialogu Kosovë-Serbi, Hashim Thaçi