PSD ngrit mocion procedural për dialogun me Serbinë


E enjte, 19 Korrik 2018

Prishtinë – Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me kërkesën për mocion procedural, për t’u diskutuar dhe pastaj miratuar një rezolutë për dialogun me Serbinë në të cilën do të kërkohet që kompetencat për këtë çështje t’i ketë Kuvendi dhe jo Presidenti.

Ka qenë deputeti i Partisë Socialdemokratike, Visar Ymeri që e ka ngritu këtë shqetësim, duke thënë se institucionet e Kosovës po e vazhdojnë dialogun pa strategji dhe pa vënien e vijave të kuqe për temat që nuk mund të negociohen.

Ai kërkoi që sot në Kuvend të diskutohet për këtë çështje.

Etiketa: , ,
Të fundit