Lokacionet e shitjes së kurbaneve në Prizren


E martë, 14 Gusht 2018

Prizren – Sot Komuna e Prizrenit njoftoi të gjithë fermerët e komunës se Prizrenit dhe qytetarë të tjerë, se me rastin e festës së Kurban Bajramit, janë caktuar dy lokacione ku do të lejohet të bëhet shitja e kurbaneve.

1. Lokacioni i parë do të jetë në lagjen “Bazhdarhane“ dhe do ta mbulojë pjesën veriore të qytetit, me të gjitha fshatrat që gravitojnë në këtë anë.

2. Lokacioni i dytë do të jetë në lagjen “Bajram Curri”, përballë tregut të gjelbër “Fatoni”, në rrugën “William Walker” dhe do ta mbulojë pjesën jugore të qytetit dhe fshatrat që gravitojnë në këtë pjesë.

Këto dy lokacione janë të përkohshme dhe mund të shfrytëzohen vetëm me 18,19 dhe 20 gusht.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit