E enjte, 12 Nëntor 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Babür Hızlan, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.
Gjatë takimit, Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës dhe kontributi i saj në kuadër të KFOR-it kanë rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe ndërtimi i fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës, në bashkëpunim me kompaninë turke MKE.
Presidentja e përshëndeti nisjen e punimeve për këtë projekt, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes.
“Ndërtimi i fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në NATO.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve kosovare dhe nxitjen e investimeve turke në Kosovë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale