Nëse shtetet e Ballkanit nuk antarësohen në BE mund të përsëritet historia viteve të 90ta


E premte, 5 Tetor 2018

Bruksel – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka paralajmëruar sot se ka rrezik që një konflikt i ri ushtarak të ndodhë në Ballkan nëse shtetet e rajonit nuk përfshihen në perspektivën evropiane.

“ Nëse një rajon kaq i komplikuar evropian përfiton një përshtypje se nuk jemi serioz me perspektivën evropiane, do ta përjetojmë, më herët ose më vonë, atë çka kishim në Ballkan gjatë vitit 1990”, është shprehur ai në një fjalim të titulluar ‘ Për Evropën si një aktor i politikës së jashtme’.

Ai gjithashtu theksoi se historia viteve të 90ta në Ballkan ende nuk është tejkaluar.

“ Historia e 1990-tës u mundësua sepse dekadat dhe shekujt e kaluar nuk janë marrë me të”, ka shtuar Junker.

Ai megjithatë deklaroi se rruga e shteteve të Ballkanit Perëndimor për në antarësimin e plotë në BE është e gjatë, kurse propozoi që këtyre shteteve tu jepet një zonë ekonomike ku do të mund pjesërisht të vepronin.

Antarësimi i plotë nuk pritet para vitit 2025 ka shtuar Junker, duke potencuar që BE duhet të punojë intensivisht me rajonin ta ndihmojë atë aty ku është e nevojshme, por edhe deklaroi se të gjitha qështjet e kufijve duhet të zgjidhen para hyrjen në familjen evropiane.

Etiketa: , ,
Të fundit