E premte, 19 Tetor 2018
PRIZREN – Më qëllim të përkrahjes së fermerëve të komunës, në prani të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetarit Eshref Memaj dhe drejtorit të Drejtorisë së Bujësisë, Egzon Elshani, sot është bërë shpërndarja e farës së grurit për përfituesit nga projekti i kësaj drejtorie.
Vlera e përgjithshme e projektit është 77,700.00 euro, ndërsa fermerëve përfitues i janë shpërndarë 300,000 kg farë gruri, që do të mbillen në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,100 hektarë tokë.
Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të rritjes së fuqisë prodhuese nga mbjelljet vjeshtore të këtij viti.
Etiketa: Komuna e Prizrenit, Prizren, Subvencionet