E mërkurë, 24 Tetor 2018
Me rezultat 1-0, Juventusi e ka mposhtur Manchester Unitedin në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër bëri një gjysmë të parë fantastike në Old Trafford duke e dominuar sfidën si në kontrollimin e lojës, ashtu edhe me krijimin e rasteve.
Mjaftuan vetëm 17-minuta që Bianconerët të kalonin në epërsi. Pas një harkimi nga Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala e shfrytëzoi një top të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.
Menjëherë pas golit, Joao Cancelo pranoi një top preciz në zonë, mirëpo por David De Gea e mbrojti goditjen e tij.
Shanset e Juves vazhduan, teksa nga një goditje e Ronaldos prej gjuajtjes së lirë, nuk përfitoi si duhej Blaise Matuidi, pasi portieri vendas e mbrojti goditjen e tij.
Me gjithë rastet tjera dhe sulmet e vazhdueshme të mysafirëve, pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi për bardhezinjtë.
Vendasit bënë lojë tjetër në gjysmën e dytë duke qenë më ofensiv, në përpjekje për ta barazuar rezultatin.
Etiketa: Champions League, Juventus, Manchester United