Dacic: Shkëmbimi i zyrtarëve provë serioziteti


E hënë, 17 Qershor 2013

Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës mes Beogradit dhe Prishtinës është një provë që Serbia po zbaton marrëveshjen e Brukselit, tha sot kryeministri serb, Ivica Dacic.

“Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës është një prej rezultateve të dialogut që kemi zhvilluar. Jemi pajtuar që të shkëmbejmë nga një zyrtar ndërlidhës pranë misionit të Bashkimit Evropianë në Prishtinë dhe Beograd”, u tha medieve në Beograd shefi i qeverisë serbe, për të shtuar se kjo paraqet edhe “një dëshmi të Serbisë, për se pret datën e anëtarësimit në qershor”, transmeton Rel

Sipas kryeministrit Dacic, zyrtarët ndërlidhës nuk kanë status diplomatik dhe s’janë ambasadorë, kurse puna e tyre ndërlidhet me lehtësimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Do të ketë keqpërdorime, në kuptimin se po bëhet fjalë për ambasada, por duhet të jemi të saktë – nuk janë hapur zyra ndërlidhëse por janë shkëmbyer zyrtar ndërlidhës”, ka saktësuar Dacic.

Të fundit