E premte, 14 Dhjetor 2018
TIRANË – Protesta studentore hyn sot në ditën e saj të 11. E nisur që nga data 4 dhjetor përpara Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit, protesta ka marrë përmasa dhe po përshkallëzohet paqesish dita ditës por me vendosmëri.
Sot studentët do të protesojnë të bashkuar para Kryeministrisë në orën 10:00.
Të gjithë do të mblidhen paraprakisht në orën 8:30 në fakultetet e tyre prej nga do të nisin marshimin në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sot, ata do të jenë njëzëri më thirrjet e tyre në sheshin përballë godinës së qeverisë me thirrje të fuqishme dhe bilbilë për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
Kërkesat, drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
1- Përgjysmim i tarifës së studimit
2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët
4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor
5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve
7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2020.
Etiketa: Protesta, Shqipëri, Studentët