Policia deklarohet për aksidentin në Vushtrri, vdes një 22-vjeçar


E diel, 21 Qershor 2026
Policia deklarohet për aksidentin në Vushtrri, vdes një 22-vjeçar

Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ka humbur jetën një 22-vjeçar, drejtues i motoçikletës, transmeton Klankosova.tv

Në aksident, siç thotë Policia, janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./Klankosova.tv

Aksident i rëndë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, dyshohet për viktima


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit