Liverpooli fiton në momentet e fundit [video]


E shtunë, 2 Nëntor 2019

Liverpooli ka arritur ta mposhtë Aston Villën në frymën e fundit në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

The Reds fituan 2-1 me Villën për ta vazhduar diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt.

Minuta 21-të ishte ajo kur mysafirët kaluan në epërsi me anë të Trezeguet që u shërbye mjaftë mirë nga John McGinn.

Gjashtë herë kampioni evropian tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo Aston Villa ishte e koncentruar në të gjitha fazat e fushës për pjesën më të madhe të kohës.

Andy Robertson (87’) arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1, derisa Sadio Mane shënoi golin e fitores në minutën e 90+4, për t’i siguruar kështu skuadrës së tij tri pikë.

Pas kësaj xhiroje, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 31 pikë.

Etiketa: , , ,
Të fundit