E enjte, 7 Nëntor 2019
Kombëtarja e Francës do të vije në Tiranë për ndeshje ndaj Kombëtares së Shqipërisë.
Kampioni i Botës ka për qëllim dy fitore në dy ndeshjet e fundit për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Euro 2020.
Trajneri Didier Deschamps ka zbuluar listën me 23 futbollistë të ftuar, ku mungesa e madhe është ajo e Paul Pogbas.
Gjithashtu në këtë listë mungon edhe mbrojtësi i Bayernit, Lucas Hernandez dhe portieri Hugo Lloris për shkak të lëndimeve.
Deschamps për duelet ndaj Moldavisë si vendas dhe Shqipërisë në Tiranë ka grumbulluar shtatë sulmues.
Etiketa: EURO 2020, Franca, Kombëtarja, Shqipëria