LDK-së mund t’ia japim Presidentin, por ne duhet ta marrim MPB-në


E mërkurë, 25 Dhjetor 2019

PRISHTINË – Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në qoftë se LDK, insiston në postin e Presidentit, atëherë LVV-së duhet t’i takojë Ministria e Punëve të Brendshme.

Kurti sonte ka bërë të ditur se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës shkojnë pa marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Përmes një videopostimi në Facebook, Kurti ka treguar çështjet për të cilat nuk kamën mundur të gjejnë mirëkuptim në bisedimet me LDK-në, por edhe për ofertën e fundit që i ka bërë partisë me të cilën synojnë të bashkëqeverisin.

Ai ka thënë se nëse LDK insiston ta ketë edhe pozitën e presidentit, atëherë LVV-së duhet t’i shtohet edhe një ministri, e ajo do të ishte Ministria e Punëve të Brendshme.

Etiketa: , ,
Të fundit