E premte, 17 Prill 2020
PRIZREN – Drejtori për Siguri dhe Emergjenca ne Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka njoftuar se fshati Korishë është liruar nga karantina.
Përmes një postimi në Facebook, Dakaj ka thënë se pasi që nuk kishte asnjë rast tjetër pozitiv në fshat me Covid -19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që kjo masë të hiqet sot.
“Pas 14 ditësh në karantinë dhe pasi që nuk kishte asnjë rast tjetër pozitiv në fshat me Covid -19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që kjo masë të hiqet sot”, ka shkruar ai.
Etiketa: Coronavirus, Karantina, Korishë, Prizren