Komuna e Prizrenit ka pranuar një donacion ushqimor, dhuruar nga agjencia turke TIKA


E premte, 17 Prill 2020

PRIZREN – Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion me pako ushqimore, që është dhuruar nga qeveria turke nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.

Nga ky donacion sot janë dhuruar 376 pako, ndërsa në ditët në vijim do të dhurohen edhe 200 pako të tjera, po ashtu nga TIKA.

Pakot ushqimore kanë filluar të shpërndahen menjëherë për familjet me gjendje të vështirë ekonomike, të cilat janë përzgjedhur paraprakisht nga bashkëpunimi mes TIKA-s dhe Qendrës për Punë Sociale, duke përfshirë familjet nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren.

Gjatë pranimit të donacionit i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, i cili falenderoi konsulin turk në Prizren, z. Serdar Ozaydin dhe Shefin e Zyres së TIKA-s, z. Hasan Burak Ceran, për këtë ndihmë shumë të vlefshëm gjatë kohës kur e gjithë bota po përballet me probleme nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik.

Etiketa: , ,
Të fundit