E enjte, 30 Prill 2020
PRISHTINË – Pas vendimit presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të dekretojë Avdullah Hotin për kryeministër në Qeverinë e re, ka reaguar Vetëvendosje.
LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Thaçi i’a dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.
Këtë e ka bërë të ditur, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi para medieve.
“Sapo dorëzuam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin e presidentit, këtë që e bëri në kohën e pandemisë. Me këtë dekret ne vlerësojmë që presidenti ka vazhduar të shkel Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë, ku po përfundon java e punës, kur e dimë që nesër është festë, presidenti është kujdesur që bashkë me bashkëpunëtorët e tij që po ja kërkojnë këtë që qoftë gjykatën Kushtetuese ose administratën, ta gjej të pushuar si pasojë e festës”, tha Selimi.
Ndërkaq, Thaçi sot në konferencë ka thënë se vendimi për t’i dhënë mandatin për të udhëhequr me qeverinë LDK-së është në përputhje me Kushtetutën.
Etiketa: Dekreti i Presidentit, Gjykata Kushtetuese, Kosovë, Qeveria e Re, Rexhep Selimi, Vetëvendosje