5 të vdekur dhe 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


E shtunë, 30 Janar 2021

PRISHTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar edhe 285 raste të reja të prekurve me coronavirus, nga 1,686 teste të kryera.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

Etiketa: , , ,
Të fundit