E enjte, 1 Maj 2014
Kremtimi i 1 majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet me 1 maj 1867.
Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve. Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditë, në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve. Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“. në të cilën punëtorët do ti identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.
E 1 maji edhe tek ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë.
Ndërkaq sot, janë organizuar edhe disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.
Me rastin e kësaj dite, do të protestojnë punëtorët e Mbrojtjes dhe Sigurisë të KEK-ut. Kjo protestë do të zhvillohet përpara Toskanës dhe ndërtesës se Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në ora 12:00. E Kuvendi i të Rinjve të Kosovës me rastin e kësaj dite, organizon aktivitet me moton “Ju keni të drejta, andaj veproni”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punës, ngjarje kjo e cila do të zhvillohet në sheshin “Nëna Terezë”, në ora 10:00.
Ndërsa “Nisma Vetëdijësuese për Çiklizëm, ka organizuar një udhëtim të lirë me biçikletë. Nisje kjo e cila do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të parkut të Gërmisë, në orën 10:00./kosovapress/
Etiketa: 1 Maj