E enjte, 15 Maj 2014
Rahovec – Në festivalin tradicional të folklorit “Anadrinia jehon” që u mbajtë për tri netë me radhë në Denj të Komunës së Rahovecitnë Republikën e Kosovës, ku performuan 22 Shoqëri Kulturore Artistike nga të gjitha trevat shqipfolëse ka marrë pjesë edhe SHKA “Jehona e Malësisë së Sharrit”.
Në netët e parë të Festivalit të pranishmëve me fjalë rasti u drejtua Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, në komunën e Rahovecit Osman Hasku, dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi nën patronazhin e të cilit organizohet ky festival. Me këtë rast kryetari i Rahovecit foli mbi rëndësinë dhe vlerën e këtij festivali.
Ky aktivitet është njëri nderë shumë aktivitet që zhvillohen për nder të “Javës së Dëshmorëve”. Ku për nder të “12 majit” të vitit 1998, kur edhe ka filluar edhe lufta çlirimtare kundër forcave serbo-sllave në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Në Festivalin folklorik “Anadrinia jehon 2014”, SH.K.A.“Jehona e Malësisë së Sharrit” nga Tetova mori çmimin e tretë “Anadrinia jehon”.
SH.K.A.“Jehona e Malësisë së Sharrit në këtë edicion u paraqit me këtë program: vallja e ushtarit; kënga e 14 marsit; kënga Memet pashë Deralla; Rriti i Kulaçit apo zanja e kulaçit në Malësinë e Sharrit dhe vallja festive tetovare.
Përveç Shoqërisë Kulturore Artistike Jehona e Malësisë së Sharrit në këtë festival kanë marrë pjesë edhe 21 Shoqëri të tjera në mesin e të cilave ishin SH.K.A. ” Anadrini”, Dejnë – Nikoqir, SH.K.A. “Rahoveci”, Rahovec. A.K.V. “Agim Ramdani” – Gjilan, SH.K.A. “Minatori i ri”, – Kishnicë. A.K.V. ” “Qyteti i Mitrovicës”, Mitrovicë, SH.K.A.. “Bajram Curri”, Krushë e Madhe dhe shumë të tjera.