Don Shan Zefi: Homoseksualizmi është sëmundje


E shtunë, 17 Maj 2014

Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, ka thënë për Klan Kosovën se nga pikëpamjet e Biblës homoseksualizmi është mëkat i rëndë, sepse kundërshton Zotin dhe ligjin e natyrës.

Kjo sëmundje e natyrës morale, siç tha ai, nuk mundet me asnjë ligj të aprovohet sepse ligjet kundër natyrës sipas tij, nuk janë të vlefshme në shoqëri.

“Kisha Katolike e kupton një sëmundje të tillë apo personin, por e dënon mëkatin, prandaj përpjekjet për ta legalizuar homoseksualizimin apo martesat e gjinisë së njëjtë do të mbeten gjithnjë mëkate kundër Zotit”, ka thënë Zefi.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit