E enjte, 5 Qershor 2014
Paris – Reforma territoriale e shpallur nga François Hollande duhet t’i japë rajoneve franceze peshë më të madhe në politikën evropiane. Ata janë duke luftuar për të konkurruar me homologët e tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. “Franca është një vend i centralizuar”, ka deklaruar Alain Rousset, President i Shoqatës së Rajoneve franceze.
Megjithatë, kjo nuk mund të jetë e vërtetë për kohë të gjatë. Rajonet franceze janë të vendosura për tu rritur mbi fazën evropiane, në sajë të reformave territoriale që njoftoi më 3 qershor Presidenti francez, François Hollande.
“Rishikimi i kufijve territorialë do t’u japë rajoneve franceze një zë më të madh në politikën evropiane. Në mënyrë që të ato të përforcohen, unë propozoj reduktimin e numrit të tyre nga 22 në 14. Ata do të jenë të madhësisë evropiane dhe të afta për të ndërtuar strategjitë territoriale. Në të ardhmen, këto rajone të mëdha do të jenë trupat e vetëm të aftë për të mbështetur bizneset, zbatimin e politikave për trajnim dhe punësim, dhe ndërhyrjen në transport, duke përfshirë trenat rajonalë, autobusët, rrugët, aeroportet dhe portet. Ata gjithashtu do të menaxhojnë arsimin e nivelit të mesëm, planifikimin e komunitetit dhe infrastrukturat e mëdha”,- ka thënë François Hollande, në një deklaratë për propozimin.
Edhe pse reforma territoriale do të jetë problematike në Francë, ajo është konsideruar një lajm i mirë në një nivel evropian dhe pjesë e një prirje më të madhe evropiane. Megjithatë, riorganizimi territorial mund të shkaktojë probleme të tjera. Fondet evropiane tashmë janë ndarë për periudhën 2014-2020. Kjo do të duhet të shqyrtohet në dritën e zhvillimeve të fundit në Francë.
Sipas një studimi nga Instituti Thomas More, rajonet janë “korniza e referencës” e organizatave territoriale në 12 shtetet anëtare të BE-së që ata kanë studiuar./shekulli/
Etiketa: Bashkimi Europian, Franca, Reforma