Daka: KQZ nuk është pjesë e asnjë pazari politik


E enjte, 19 Qershor 2014

Derisa po shfaqen dyshime të shumta se edhe KQZ-ja është bërë pjesë e lojërave politike dhe se po zvarrit certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, shefja e institucionit që organizoi zgjedhjet garanton se KQZ-ja nuk është pjesë e asnjë pazari politik.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në momentin e parë që do të sigurohen se nuk kanë asnjë ankesë, do të bëjnë certifikimin zyrtar të rezultateve.

Në anën tjetër. Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED, ka kërkuar të hetohet edhe rasti se si rrodhën rezultatet e kandidatëve ende pa u certifikuar rezultati zyrtar nga KQZ-ja.

Daka, ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm t’i mbajë edhe zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme.

Etiketa: , ,
Të fundit