Dija – Asete parësore në zhvillim ekonomik


E enjte, 19 Qershor 2014
Kushtrim SHALA

Kushtrim SHALA

Mjegulla në vend po vazhdon, mjegull e trazuar tash e sa muaj, përgjatë një fushate elektorale me një temë të re në fokus, atë të zhvillimit ekonomik. Misioni i Ri, Drejtimi i Ri, Ne Mundemi e plot slogane tjera na paraqiten një Kosovë mbrenda 4 viteve në hapë me trendet dhe zhvillimet globale. Premtuan zhvillim ekonomik që sillte punësim, paga të majme që sjellin mirëqenie e plot e plot zhvillime në vend, që po të ndodhnin këto edhe në praktik e jo vec ne teori si vend do të ishim superfuqi ballkanike. Këto llafe elektroale ishin vërtet tema “joshëse” për veshin e gjendjes së vendit tonë.

Sido që të jetë, realisht jemi në momentin kur duhet të e qesim në plan të parë zhvillimin ekonomik, por atë me një fokus në pasurin më të çmuar që na ka dhurua Zoti, dijen. Dija është diqka që e posedon vetëm njeriu. Njeriu dijen e ka resurs të cilin e përdorë për të përfituar, ai këtë dije përmes komunikimit e ndahn me të tjerët.

Specifika e dijes nga asetet tjera shfrytëzuse në ekonomi qëndron në faktin se ajo nuk harxhohet, nuk mund të ndihet, të preket, shijohet apo shihet… Dija vetëm mund të shfrytëzohet nga poseduesi i saj(njeriu) dhe ajo vlerësohet varësisht nga mënyra e shfrytëzimit dhe rezultatet që krijohen përmes shfrytëzimit të saj nga të tjerët.
Si çdo resurs tjetër që duhet shfrytzuar maksimalisht në mënyr që të kemi rezultat sa më efikase edhe dija si një resur specifik duhet shfrytëzuar.
Shfrytëzimi sa më efikas i saj në funksion të krijimit të vlerave-rezultateve në institucione-organizata, është një nga detyrat dhe qëllimet kryesore të koncepteve të reja në menaxhim.

Dija sot është kapitali më i madh dhe baza e zhvillimit ekonomik në ekonomin moderne, sot gjithcka e zhvilluar është si rezultat e një ide inovative e burim i një arsimi të fort. Ne jemi në kohën kur duhet të afrohemi me botë, në kohën kur kreativitetit duhet të i japim përparisë më shumë se cdo debati tjetër.

Ngjarjet globale në ekonimin botërore në këtë fillim-shekulli, i dhanë vlerë shprehjes së famshme për botën si “një fshat global”, sidomos kur kjo shikohet nga aspekti i zhvillimeve teknologjike i mbizotëruar nga zhvillimi i teknologjisë informative. Në këto rrethana të zhvillimit socio-ekonomik të shoqërisë njerëzore, për ekonomit e shteteve të ndryshme shfaqen sfida të shumta për ballafaqimin me trendët aktuale të globalizimit, sidomos për vendet në zhvillim.

Në këtë kuadër, rëndsi të konsiderushme për sukses dhe qëndrushmëri në hap me trendet zhvilluse ka marrë dija. Siç thotë edhe i famshi Peter Drucker “burimet themelore të ekonomisë pra forcat e prodhimit nuk janë madhësia e kapitalit, as burimet natyrore e as fuqia punëtore. Burim themelore është dhe do të jetë dija”.
Në këtë frymë, edhe presidenti aktual amerikan, Barak Obama, përkundër krizës ekonomike globale të fundit, vlerësoj se “në planin afatgjatë ekonomia amerikane është në gjendje të mirë në saje të fuqisë bazike – universiteteve, invencionit dhe dinamikës së fuqisë punëtore”. Pra, kjo nënkupton se ekonomia më e madhe botërore sot, bazat e zhvillimit të saj i mbështet në dije, sidomos në këtë shekullin ku jetojmë.
Edhe Bashkim Evropian, me Deklaratën e Lisbonës(mars 2000), përcaktoi qëllime të reja strategjike për dekadën e re, strategji këto të bazuar në dije, ku ndër të tjera në deklarat citohet: “deri në vitin 2010, të bëhet ekonomi më dinamike dhe më konkurruese në botë e bazuar ne dituri…”.
Prandaj për të qenë pjesë e garës në këtë konkurrencë globale, për të mposhtur konkurencën faktor kryesor është dija. Jo rastësisht edhe D. Sundać në librin e tij “Kapitali intelektiual” thotë se Individët, ndërmarrjet dhe shtetet që investojnë në mënyrë intensive në dije dhe e përdorin dijen, që e shfrytëzojnë dijen, dhe atë mënyrë efikaset, bëhen fitues global” apo “first in the ëorld”, mund të ndodh edhe e kundërta kur se dimë rëndësin e saj.
Kosova i ka gjithë potecialet për t’u bërë “first in the Balkan”, ajo që duhet është vetëm të investohet në dije, në dije kualitative dhe jo kuantitative. Çdo investim në dije do të sillte zhvillimin ekonomik të premtuar.

Kushtrim N. Shala (ekonomist)
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit