E shtunë, 5 Korrik 2014
Prishtinë – Kryeministri në detyrë i Kosovës,Hashim Thaçi,para pak minutash përmes facebook, tha se gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe konstituimi i Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet.
Ai siguroi qytetarët se do të punojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Thaçit, fillimi i ndërtimi të autostradës,`Arben Xhaferi`,filloi edhe implementimin e Misioni i Ri.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë. I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.
Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, “Arben Xhaferi”, projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI. HTH
Etiketa: Hashim Thaçi, Kosovë