E shtunë, 17 Qershor 2023
Ëmbëlsira e mollës është me shije shumë fantastike dhe e lehtë për tu përgatitur.
Përbërësit:
– 1 filxhan sheqer;
– 1 filxhan vaj;
– 2 filxhanë miell;
– 1 filxhan jogurt;
– pluhur për ëmbëlsira;
– 1 kg mollë;
– 2 lugë vaj;
– sheqer sipas nevojës;
– 3 lugë grizë.
Përgatitja:
Në një tepsi së pari përzieni vezët, sheqerin, vajin dhe miellin me pluhurin e ëmbëlsirave dhe jogurtin.
Pastaj të gjitha përzieni mirë dhe bëni brumin. Për shtesë qëroni mollët, grini në rende dhe fërgoni në vaj.
Shtoni grizën dhe sheqerin sipas shijes. Hidhni gjysmën e brumit në tepsi të lyer dhe pjekni disa minuta derisa të bëhet me kore.
Pastaj qitni shtesën, dhe sipër shtesës vendosni gjysmën tjetër të brumit.
Piqni 40 minuta në furrën e nxehur më parë në 200 gradë.
Kur të piqet ëmbëlsira, mund t’i qitni sipër sheqer pluhur.
Etiketa: embelsire, kuzhina