E shtunë, 1 Korrik 2023
PRISHTINË – Në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Kosovës me miratimin e Projektligjit për Art dhe Kulturë, është shënuar një zhvillim i rëndësishëm drejt zhbllokimit të potencialit dhe nxitjes së krijimtarisë artistike.
Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:
🔹Kushte ligjore më të favorshme për krijimtari artistike, më pak burokraci
🔹Forma të reja të mbështetjes së institucioneve publike të artit dhe skenës kulturore
🔹Bazë ligjore për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Këshillit Kombëtar të Arteve
🔹Njohje ligjore të skenës së pavarur dhe statusit të artistit të pavarur e artistëve meritorë
Projektligjin e hartuar përmes angazhimit aktiv me komunitetin artistik, dhjetëra takimeve për të dëgjuar shqetësimet dhe sfidat që pengojnë mbarëvajtjen e punës së tyre, mund ta shfletoni këtu: https://shorturl.at/mzDMQ
Etiketa: Kulturë, Ministria e Kulturës