Kosova fiton të drejtën e konkurimit për OSCAR


E premte, 11 Korrik 2014

Oscars1

Qendra Kinematografike e Kosovës nga ky vit do të ketë të drejtën që të propozojë një film për çmimin OSCAR, në kategorinë e filmit të huaj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur “Academy of Motion Picture Artsand Sciences”, pas aplikimit të QKK-së, bërë këtë vit dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë.

Njësoj si shtetet e tjera, edhe Kosova, ka të drejtë të propozojë vetëm një film. Propozimin do ta bëjë një grup prej 7 përzgjedhësish nga Kosova, të cilët do të konfirmohen nga QKK-ja në ditët në vazhdim.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku, e ka quajtur këtë një lajm të mirë për kinematografinë kosovare:

“Ky është një lajm shumë i mirë për film-bërësit kosovar. Një mundësi e shkëlqyer për karrierën e tyre dhe një afirmim i lartë për Kosovën dhe industrinë e filmit” tha Zharku.

Kjo është një mundësi shumë e mirë që Kosova të promovojë kinematografinë e saj./shekulli/

Të fundit