Agani premton specializime të tjera për mjekët e Luginës


E hënë, 14 Korrik 2014

Agani

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka pritur sot Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës Ramiz Latifin, të shoqëruar nga mjekët e Luginës së Preshevës të cilët kanë përfituar nga ndarja e specializimeve nga MSh e Republikës së Kosovës.

Në takim u tha se përkundër vështirësive reale financiare me të cilat është përballur Ministria e Shëndetësisë është arritur që të bëhet ndarja e specializimeve për profesionistët mjekësor të Luginës së Preshevës.

Ministri Agani u zotua për vazhdimin e kësaj politike në funksion të ngritjes së resurseve të vazhdueshme profesionale shëndetësore me qëllim të zhvillimit të shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kryekuvendari komunal i Preshevës Latifi, i shprehu Ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit falënderimin e strukturave dhe banorëve të Luginës së Preshevës për ndihmën që Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë për shkollim specialistik mjekëve dhe stomatologëve të kësaj ane.

Programi i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për ndarjen specializimeve për mjekët e Luginës së Preshevës ka filluar në vitin 2012. Në kuadër të këtij programi gjatë tri viteve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka financuar shkollimin specialistik të mbi 50 mjekëve dhe të stomatologëve të Luginës së Preshevës./rtk/

Të fundit