E diel, 26 Nëntor 2023
BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, gjë që ai e ka refuzuar, por se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja.
Këto komente Vuçiq i bëri pasi priti në takim nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Sveti Sava”, nga Zherovnica e Komunës së Zveçanit, ku tha se ditët, javët dhe muajt nuk do të jenë të lehtë për Serbinë, pasi që përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë, para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve europiane.
“Do të ketë më shumë presion dhe ata do të përfitojnë nga situata se Serbia ka diçka për të humbur, prandaj u thanë shqiptarëve, ne do t’iu vendosim sanksione, por ato nuk janë realisht sanksione dhe me këtë do të shantazhojmë Serbinë, sepse Serbia ka diçka për të humbur, për sa i përket imazhit dhe gjithçka tjetër. Kështu që shumë gjëra të vështira, jo shumë ditë, javë dhe muaj të lehtë janë përpara nesh, sepse ata do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve europiane”, tha ai.
Vuçiq ka komentuar edhe takimin që do ta ketë sot me gjeneralin Moisiloviq, ku tha se në këtë takim nuk do të ketë asnjë diskutim tjetër përvec situatës së sigurisë në Kosovë.
Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare insiston në marrëveshjen bazike me Kosovën dhe se populli i Serbisë duhet ta dijë se do të ketë pasoja.,
“Në thelb qëllimi i tyre është të na detyrojnë në një mënyrë ose në një tjetër të na fusin në një kornizë ligjore në të cilën do ta njohim pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër, dhe nuk është çështja nëse doni ta zgjidhni problemin me disa zgjedhje në veri, nëse doni ta zgjidhni problemin e mbajtjes së zgjedhjeve për Serbinë. Të gjitha këto janë probleme, por asnjëri prej tyre nuk është problemi më i madh apo thelbi i të gjithëve, nëse ju e zgjidhni çështjen e dokumentit, siç kemi zgjidhur ne, apo nëse e zgjidhni apo nuk e zgjidhni problemin e tabelave, asnjë nga këto nuk është vendimtare. Thelbësore është nëse do t’i lëmë ata në Kombet e Bashkuara apo jo, dhe në fund, nuk do ta bëjmë, por duhet të keni parasysh, është e lehtë të thuhet dhe është e lehtë për çdo person të thotë atë që dëshiron, ju vetëm duhet të nëse e dini se për këtë ka edhe pasoja.
Etiketa: Aktuale, Aleksandar Vučić, Kosova, Marrëveshja, Serbia