E premte, 13 Qershor 2025
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka lëshuar një njoftim për qytetarët kosovarë që ndodhen aktualisht në Izrael, në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë në vend dhe rajon.
Institucionet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta, deri në një përmirësim të situatës.