E shtunë, 14 Qershor 2025
Ndërkohë që Izraeli ka ndërmarrë sulme edhe ndaj Iranit, ai ka vijuar ofensivën e tij ushtarake ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.
Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit nga enklava e rrethuar:
- Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se 90 persona janë vrarë dhe 605 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite gjatë 48 orëve të fundit.
- Mjekët në spitalet Al-Awda dhe Al-Aqsa thanë për Al Jazeera se të paktën 15 persona u vranë teksa përpiqeshin të afroheshin pranë një pike ndihmash humanitare të Fondacionit GHF, pranë Korridorit Netzarim.
- Katër persona të tjerë humbën jetën nga një sulm ajror izraelit që goditi tendat e të zhvendosurve në përëndim të qytetit të Gazës, pranë hotelit Al-Mashtal.
Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet, mes bombardimeve të vazhdueshme dhe mungesës së ndihmave jetike. /mesazhi