E diel, 15 Qershor 2025
Festimet fetare për Ghadir Khumm në Iran u shndërruan të shtunën në protesta masive kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, si reagim ndaj sulmeve të fundit izraelite mbi territorin iranian.
Mijëra protestues marshuan nga sheshet Azadi dhe Imam Hossein në Teheran, duke u bashkuar në sheshin Enghelab në zemër të kryeqytetit.
Turmat shprehën mbështetje për sulmet raketore iraniane si përgjigje ndaj goditjeve izraelite dhe kërkuan veprime edhe më të ashpra. Protestuesit brohorisnin “Hakmarrje, hakmarrje”, valëvitnin flamuj iranianë dhe mbanin postera të Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Protestat vijnë pas sulmeve ajrore të Izraelit të premten, që goditën objekte bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke shkaktuar dhjetëra viktima, përfshirë komandantë të lartë dhe shkencëtarë.
Ghadir Khumm është një festë e rëndësishme për shiitët, që përkujton ditën kur Profeti Muhamed emëroi Imam Aliun si pasuesin e tij gjatë Haxhit të Lamtumirës. /mesazhi