Rritet në katër numri i viktimave në Izraelin qendror


E diel, 15 Qershor 2025



Sipas medias izraelite Ynet, është konfirmuar se një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën nga sulmi me raketë në Bat Yam, duke e çuar në katër numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky sulm.

Më herët, mediat izraelite raportuan se 35 persona rezultojnë të zhdukur në vendin e goditjes në Bat Yam, qytet që ndodhet në jug të Tel Avivit.

Rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi. /mesazhi