E enjte, 19 Qershor 2025
Ndërsa administrata Trump po shqyrton një përfshirje më të thellë në luftën e Izraelit kundër Iranit, protestuesit janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar që SHBA të mos përfshihet më tej.
Ata po protestojnë kundër bombardimeve izraelite ndaj Iranit dhe kundër përfshirjes së SHBA-së përmes financimit me miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin. Gjithashtu, i bëjnë thirrje presidentit Trump të mos angazhojë drejtpërdrejt forcat amerikane në luftë.
Aktualisht, tre grupe aeroplanmbajtësesh amerikane ndodhen në Lindjen e Mesme. Protestuesit kërkojnë që ato të qëndrojnë atje vetëm për qëllime mbrojtëse, dhe jo për ndërhyrje ushtarake. /mesazhi