Dhjetëra të plagosur në Izraelin qendror nga raketat iraniane


E enjte, 19 Qershor 2025

Të paktën 44 persona u plagosën nga breshëria e fundit e raketave iraniane sot në mëngjes, përfshirë tre në gjendje të rëndë, tha Shërbimi Kombëtar i Emergjencave i Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, rreth 20-30 raketa iraniane shënjestruan qytetet qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin, Ramat Gan dhe Holon si dhe spitalin “Soroka” në qytetin jugor Beersheba.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se raketat kishin në shënjestër selinë e ushtrisë dhe shërbimit të inteligjencës izraelite pranë spitalit “Soroka” dhe se vala e shpërthimit shkaktoi lëndime në spital.

Etiketa:
Të fundit