E enjte, 19 Qershor 2025
Drejtori i Qendrës së Reagimit ndaj Krizave të Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë (EEAS) të Bashkimit Evropian (BE), Christian Berger tha se morën mbështetje nga Turqia në procesin për evakuimin e qytetarëve të tyre në Teheran për shkak të konfliktit që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
Berger deklaroi se ata aktualisht po kryenin punime në lidhje me procesin që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe se evakuimet u koordinuan me vendet anëtare. Ai tha se ata kanë organizuar rreth 25 fluturime për qytetarët në Izrael nëpërmjet Amanit dhe Sharm El Sheikh që nga fillimi i krizës dhe vuri në dukje se që kur kufiri jordanez ishte i hapur, qytetarët kanë mundur të largohen vetë nga rajoni me automjetet e tyre.
Sipas tij, së fundmi, Gjermania organizoi një fluturim çarter nëpërmjet Amanit. “Ne jemi në disavantazh në Iran sepse nuk kemi delegacion në Teheran”, shtoi Berger.
“Po punojnë me Poloninë, e cila ka presidencën e BE-së, për të koordinuar përpjekjet për evakuim nga Irani. “Në tre ditët e fundit kemi patur një sërë konvojesh që shkuan në Turqi, Azerbajxhan, Armeni dhe Turkmenistan. Të gjitha po kalojnë në rrugë tokësore nga kufiri tokësor. Kemi patur mbështetje të madhe nga autoritetet turke për t’u siguruar që njerëzit të mund të kalojnë lehtësisht dhe pastaj të marrin fluturime lidhëse nga pjesa lindore e vendit për në aeroportin ndërkombëtar”, tha Berger.
Ai bëri të ditur se dje dëgjoi të njëjtën gjë në takimet koordinuese me kolegët e tij të BE-së. “Po funksionon mirë dhe mjaft njerëz janë larguar”, potencoi Berger.
Më tej ai tha se nuk kishte informacion mbi numrin e njerëzve të evakuuar.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.