E shtunë, 21 Qershor 2025
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka folur pas dështimit të 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se partitë opozitare nuk e dinë pse kanë ardhur – sepse nuk kanë votuar.
Basha ka thënë se janë të gjithë përgjegjës për konstituimin e Kuvendit, por vetëm deputetët e LVV-së po votojnë “për”.
“Në mëngjes, ne deputetët e LVV-së e kemi ditur se do të vijmë të votojmë. Deputetët e opozitës nuk e dinë pse kanë ardhur – sepse nuk kanë votuar. Janë zgjuar, janë veshur, kanë ardhur në Kuvend dhe janë kthyer në shtëpi pa lënë asnjë shenjë të angazhimit. Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit, meqenëse jemi të gjithë hisedarë. Por të gjithë deputetët e LVV-së po votojnë ‘për’. Kjo është puna jonë. Po të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe deputetët e opozitës”, theksoi ai