Putin: I kemi thënë Izraelit se s’ka prova që Irani dëshiron të prodhojë armë bërthamore


E shtunë, 21 Qershor 2025



Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se i kanë bërë vazhdimisht me dije Izraelit se s’ka prova që Irani ka për qëllim të prodhojë armë bërthamore.

“Si Rusia, ashtu dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), nuk kanë pasur kurrë prova se Irani po përgatitet për të zotëruar armë bërthamore, gjë që ja kemi bërë me dije në vazhdimësi udhëheqësisë së Izraelit”, ka thënë Putin, sipas agjencisë e lajmeve “Sky News Arabia”.

Ai ka ritheksuar gatishmërinë e Rusisë për ta mbështetur Republikën Islamike në zhvillimin e një programi bërthamor me qëllime paqësore, tek ka shtuar se Teherani zyrtar ka të drejtën legjitime për ta bërë një gjë të tillë.

Teksa ka folur gjatë një forumi ekonomik të mbajtur në Shën Petersburg të premten, Putini ka thënë se Rusia ka ndarë disa ide se si duhet të ndalohet gjakderdhja në konfliktin Izrael-Iran, ndonëse s’ka ofruar detaje shtesë sa u përket këtyre ideve. /koha







Të fundit