E hënë, 23 Qershor 2025
Aktivisti pro-palestinez Mahmoud Khalil u rikthye në zonën jashtë Universitetit të Columbias të dielën, një ditë pasi u lirua nga paraburgimi i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), raporton Anadolu.
Khalil marshoi përkrah protestuesve pro-palestinezë, duke iu bashkuar thirrjeve të përsëritura për drejtësi, liri shprehjeje dhe mbështetje për Palestinën në kampus.
Pas lirimit të tij, Khalili dha një intervistë për “The New York Times” (NYT) dhe foli për përvojat e tij gjatë paraburgimit.
Khalili deklaroi se përpjekjet për të mësuar të gjitha të drejtat e tij ishin të pamjaftueshme pasi u ndalua dhe tha: “Nuk ke të drejta në situata të tilla. Ndihesha sikur më kishin rrëmbyer”.
Ai theksoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, synonte të “shtypte” mbështetjen për Palestinën, por dështoi, dhe tha se nuk mendonte se po “bënte diçka antisemite” me shfaqjet e tij të mbështetjes.
“Unë po mbroja të drejtat e popullit tim. Unë po mbështesja fundin e një gjenocidi. Unë po mbështesja faktin që tarifat e shkollimit që unë dhe studentët e tjerë paguajmë mos të shkojnë për të financuar prodhuesit e armëve. Çfarë ka antisemite këtu?”, tha ai.