Sulm izraelit në Iranin veriperëndimor: 9 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur


E martë, 24 Qershor 2025



Agjencia iraniane Tasnim njofton se një sulm ajror izraelit ka goditur katër njësi banimi në provincën Gilan, në veriperëndim të Iranit, duke lënë të vrarë nëntë civilë dhe të plagosur 33 të tjerë.

Sipas guvernatorit rajonal, pesë prej të plagosurve janë në gjendje që kërkon trajtim spitalor. Në mesin e viktimave ndodhen edhe 16 gra dhe fëmijë. Sulmi ka shkaktuar dëme edhe në shtëpitë përreth zonës së goditur. /mesazhi







Të fundit