E diel, 6 Korrik 2025
Një person i cili ka marrë lëndime trupore në vendin e tij të punës të shtunën në një fabrikë të tullave në Gjakovë të shtunën, ka vdekur.
Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet se për shkak të lëndimeve të rënda në orët e para të së dielës ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.