Në Sarajevë u mbajt marsh paqësor: “Dje Srebrenica, sot Gaza, e nesër?”


E premte, 11 Korrik 2025



“Jučer Srebrenica, danas Gaza, a sutra?”.

Në Sarajevë u zhvillua një marsh paqësor me moton “Dje Srebrenica, sot Gaza, e nesër?”, ku pjesëmarrësit ecën nga Sebilji deri te Sheshi i Fëmijëve të Sarajevës, duke mbajtur pankarta, flamuj të Bosnjë e Hercegovinës dhe Palestinës, si dhe bluza me mesazhin kryesor të ngjarjes dhe simbolin “Lulja e Srebrenicës”.

Marshi u organizua nga Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Organizata Bahar për Promovimin e Vlerave Pozitive në Shoqëri, me qëllim që të rikujtohet rëndësia e kujtesës kolektive dhe përgjegjësia morale për t’u përballur me padrejtësinë, kudo që ndodh.

“Kjo është një shëtitje kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, 30 vite më pas, por edhe një shprehje e fortë solidariteti me popullin në Gaza, ku po ndodh një katastrofë humanitare para syve të botës. Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1995, ashtu si sot, na shtyn të pyesim: Kush është i radhës?”, thuhej në deklaratën e organizatës Bahar.

Organizatorët theksuan se është përgjegjësi morale e secilit të mos qëndrojë i heshtur përballë padrejtësisë dhe të tregojë solidaritet me ata që sot përjetojnë të njëjtën dhimbje që përjetuan boshnjakët tre dekada më parë. /mesazhi







Të fundit