Hasani takon zv.kryeministren ukrainase: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën


E hënë, 14 Korrik 2025



Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shkruar se me zëvendëskryeministren e Ukrainës, është takuar gjatë vizitës së saj në Tiranë.

“Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik. Bashkëbiseduam gjithashtu mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona, ku përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane”, ka shkruar Hasani.

Stefanishyna mban gjithashtu edhe postin e ministres së Drejtësisë dhe të Kryenegociatores.







Të fundit