Shefi i UNRWA-s kërkon sërish që Izraeli të heqë ndalimin për mediat ndërkombëtare në Gaza


E shtunë, 19 Korrik 2025


Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, ka kërkuar përsëri që Izraeli të lejojë hyrjen e gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza.

Ai tha se mbyllja e Gazës për mediat e huaja nxit fushata dezinformimi dhe vë në dyshim dëshmitarët dhe organizatat humanitare.

“Ndalimi për hyrjen e mediave ndërkombëtare duhet të hiqet,” shkroi Lazzarini në rrjetin X.

Izraeli vazhdon të ndalojë gazetarët e huaj të raportojnë lirshëm nga Gaza. Ndërkohë, më shumë se 200 gazetarë dhe punonjës të medias palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga tetori 2023. /mesazhi

Të fundit