“Amnesty International”: Të bllokohet anija gjermane që tra…


E premte, 19 Dhjetor 2025
“Amnesty International”: Të bllokohet anija gjermane që transporton pjesë armësh në Izrael

Amnesty International sot u bëri thirrje qeverive të parandalojnë ankorimin në portet e tyre të një anijeje mallrash në pronësi gjermane që transporton komponentë ushtarakë me destinacion Izraelin, duke paralajmëruar se ngarkesa rrezikon të kontribuojë në gjenocid dhe krime të tjera të rënda sipas ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.Anija me flamur portugez “Holger G” raportohet se transporton rreth 440 tonë pjesë bombash mortaje, predha dhe çelik të gradës ushtarake. Sipas Amnesty International, ngarkesa është e destinuar për kompanitë kryesore të mbrojtjes izraelite, përfshirë Elbit Systems dhe degën e saj IMI Systems, të cilat i furnizojnë sasi të mëdha armësh ushtrinë izraelite.Amnesty tha se ka verifikuar se anija po transporton aliazhe metalike të përdorura në predha artilerie si dhe artikuj që besohet të jenë nënsisteme dhe komponentë që mund të përdoren në predha dhe raketa. “Holger G” u nis nga India më 16 nëntor dhe është në rrugë drejt portit izraelit të Haifës, ku pritet të dorëzohet ngarkesa.Drejtoresha e lartë e Amnesty International për kërkim, avokim, politika dhe fushata, Erika Guevara Rosas tha se “Qindra tonë ngarkesë vdekjeprurëse në bordin e ‘Holger…

Etiketa: ,
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit