Ja si festohej Ramazani në kohën e Perandorisë Osmane [Foto]


E diel, 27 Korrik 2014

Osmanët ishin shumë më të prirë për të qëndruar zgjuar tërë natën pasi kishin përfunduar agjërimin e një dite në mbrëmje. Në fund të fundit, mëngjesi ose syfyri, duhet të hahej para fillimit të ditës së re.

Ata kishin mënyra për të qëndruar zgjuar deri në syfyr, duke shijuar argëtime të llojeve të ndryshme.

Burrat uleshin ndaras grave as në rastet e afërsive gjinore, por fëmijët mund të lëviznin lirisht nga njëri grup në tjetrin gjatë ushqimit dhe pas tij.

Vajzat e reja, u përgatisnin kafe më të moshuarve të cilët konsumonin duhanin, dhe bisedonin me njëri-tjetrin.

Pas të gjithave, nuk preferohej të flitej shumë derisa po hanin.

Sulltanët nisën të festonin iftarin me familarët e tyre vetëm pas ndërtimit të Pallatit Dolmabahçe më 1856.

Nga atëherë vazhdoi tradita e deri te Xhamia Hırka-ı Şerif.

Ndërkohë në Natën e Kadrit, sulltanët shkonin për lutje në Hagia Sofia.

Kështu, publiku do të mblidhej aty për të parë burrështetasit e rëndësishëm dhe rojet e tyre.

Për fëmijër, Ramazani ishte koha e argëtimit dhe dhuratave. Ata qëndronin zgjuar deri në syfyr, duke shikuar valltaret, dëgjuar muzikë, tregimin e storieve dhe duke parë lojëra të tjera që organizoheshin.

Ata nuk flinin deri në lutjet e mëngjesit.

Në verë, shumë njerëz kalonin natën përgjatë Bosforit.

boy50cm-bossy50cm-boy50cm

night3

Të fundit