Kadare, në bronx në një vjetorin e ikjes nga kjo botë


E mërkurë, 28 Janar 2026
Kadare, në bronx në një vjetorin e ikjes nga kjo botë

Kadare, shuar fiks një vit më parë, ka tashmë një bust në Tiranë, ulur, në pozicionin duke shijuar një kafe, diku te Kodrat e Liqenit. Pra, në vendin ku ai e pinte kafenë dhe ku njëherësh takohej me admirues të tij.

“Kurrë skam qenë aq i emocionuar sa sot… në këtë hapësirë që Kadare e pëlqente shumë, nuk ka tavolinë e karrige ku nuk jem ulur. Dimër e verë, në çdo kohë. E shoh këtë monument si një prani. Kadare do të jetë tashmë i pranishëm në jetën tonë në përjetësi”, u shpreh Bujar Hudhri, njeriu që pati në krah për shumë vite, si botues i tij.

Siç raporton TCH, me idenë e aktorit Timo Flloko dhe mbështetjen e miqve të familjes Kadare, skulptura e derdhur në bronz u realizua nga Henri Nimami. /tesheshi.com/


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit