A do ketë ndikim edhe në politikat e Kosovës


E martë, 15 Janar 2019

BEOGRAD – Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur për temat që do të bisedojë me presidentin rus, Vladirmir Putin, i cili pritet të vijë në Serbi.

Ai në një intervistë në televizionin serb “TV Pink” ka thënë se me presidentit rus do të flasin edhe për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Temë e pashmangshme me Putinin do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiç tha se kishte biseduar me të në Sochi të Rusisë dhe se kishin biseduar për mendimet e tyre dhe për një lloj kompromisi.

“Putini është një njeri racional dhe i përgjegjshëm. Ai kujdeset për traditën, por jo për mitet. Derisa isha me të i dhashë atij një pikturë me Jezu Krishtin, ai e puthi dhe e vendosi në mur. Ne biseduam pak edhe për frymën ortodokse”, ka thënë Vuçiq.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit